Djali i Messit e feston golin e Betisit, Suarezi e ‘qorton’

27 gusht 2019 | 12:20

Djali i Lionel Messit, Mateo për disa momente e tradhtoi babanë e vet, gjatë fitores me rezultat 5:2 të Barcelonës kundër Real Betisit në “Camp Nou”, të dielën.

Pasi Nabil Fekiri e kaloi në epërsi Real Betisin në “Camp Nou”, trevjeçari Mateo u kap nga kamerat televizive duke i ngritur krahët e tij lart për ta festuar këtë gol. Por, Mateos – i cili ishte duke e shikuar këtë ndeshje me babanë e tij dhe sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarezin, nga tribunat – shumë shpejt ia kujtuan se ai duhet ta mbështesë Barcelonën.

https://twitter.com/i/status/1166027807367094272

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate, në prag të zgjedhjeve të parakohshme po vazhdon…