Djali i Nexhat Dacit, Ariani ka vdekur, ndërsa Ardian Bakalli ka shpëtuar
26 janar 2019
| 16:20
Burime të ndryshme në Polici kanë konfirmuar se ngjarja tragjike ka ndodhur për shkak të një orteku të borës.
Bashkë me Arian Dacin kishte qenë edhe Ardian Bakalli, i cili ka shpëtuar, kanë treguar burime të Express.
Lajmin për vdekjen e Arainit ka nisur të shpërndahet edhe në rrjetet sociale. I fundit që ka shprehur ngusllëshime është Ben Islami.
Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar që ky ortek ka zënë dy persona.
Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.