Djali i Oliver Ivanoviqit kërkon drejtësi për vrasjen e babait

30 gusht 2021 | 13:22

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, të akuzuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në këtë seancë janë dëgjuar dëshmitë e tre dëshmitarëve V.L, H.L, dhe I.Q dëshmitë e të cilëve mediat nuk u lejuan që të xhirohen me arsyetimin që të mos dëmtohet procesi gjyqësor. Këtë vendim e mori kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj.

“Kamerat prej këtij momenti duhet të ndalen, keni marrë sekuenca mjaftueshëm”, theksoi Kurtaj.

Në cilësinë e të dëmtuari, djali i politikanit të ndjerë, Oliver Ivanoviq, Nikolla ka kërkuar drejtësi për vrasjen e babit të tij.

“Pas dy vite e gjysmë të vrasjes së babait tonë dhe bashkëshortit, familja e Invanoviqit kërkojmë të drejtën dhe drejtësinë. Kërkojmë që drejtësia të arrihet dhe të fajtorët të dënohen nga gjykata. Drejtësia do e vërtetoj se kush janë fajtorët dhe kush nuk janë fajtor”, ka deklaruar ai.

Në seancën e sotme nuk ishte e pranishme bashkëshortja e Ivanoniviqit, Maria Ivanoviq, por fjalën hyrëse të saj trupi gjykues tha se do e dëgjojnë kurdo që ajo do të jetë e pranishme.

Seanca e sotme nisi me disa minuta vonesë pasi në sallë ku po mbahet gjykimi nuk ishte i pranishëm avokati i Nedelkjo Spasojeviq, Faruk Korenica.

Ndërsa, për shkak të situatës së rëndë pandemike në vend, kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj kërkoi që sallën ku po mbahej seanca për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq ta lirojnë palët që nuk janë të përfshira në procedurë.

Në seancën e fundit më 6 korrik të këtij viti, pasi aktakuza është konsiderua e lexuar, gjashtë të akuzuarit nuk pranuan fajësinë për akuzat lidhur me vrasjen. Mirëpo, Zharko Jovanoviq ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje./kp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe do të vijojë që të luajë me fanellën…