Djali i presidentit Trump kërkon që të tërhiqen trupat amerikane nga Kosova

10 mars 2020 | 15:01

Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kosova.

Ai e ka mbështetur paralajmërimin e mundësisë së tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova, nëse nuk hiqet taksa ndaj produkteve serbe.

“Pajtohem. Janë 650 trupa amerikanë në Kosovë. Është koha të sillen në shtëpi”, ka shkruar Trump në profilin e tij në “Twitter”.

Këtë koment ai e ka bërë bashkëngjitur me postimin e senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot ka shkruar se Amerika duhet ta rikonsiderojë prezencën ushtarake në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria e Maqedonisë…