Djali i Salih Çekajt aludon se LV-ja e ftoi të bëhej kandidat për deputet: Sot po më baltosin emrin

05 mars 2025 | 12:52

Djali i Salih Çekajt, Hyseni, ka reaguar pas shumë kritikave lidhur me votat e tij në diasporë.

Në postimin e tij, Çekaj ka lënë të kuptohet se LV-ja e kishte ftuar të bëhej kandidat për deputet.

“Të dashur qytetarë, vëllezër dhe motra, ata që dikur bënin fushatë duke përdorur emrin e babait tim, ata që kërkonin mbështetje brenda familjes tonë për të fituar votat e mërgatës, ata që e quanin Shtutgardin kryeqytet të mërgatës shqiptare, prej ku nisën Sali Çekaj me trima në luftë për Kosovën, ata që më kërkuan të isha pjesë e listës së tyre si kandidat për deputet (kërkesë që e refuzova, sepse unë kam lindur në LDK), sot janë organizuar me të gjitha mjetet për të baltosur emrin e familjes Çekaj dhe votën e mërgatës shqiptare. Unë besoj se kemi jetë edhe jashtë politikës, edhe fytyrë; dhe mbi të gjitha dinjitet! Vazhdojmë ballëhapur drejt kthimit të LDK-së si parti kryesore, aty ku e ka vendin!”, ka shkruar Çekaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni në fuqi, Istogu, është shkëputur në tabelën e Superligës…