Djali i Shaban Sylës i shkruan letër Thaçit, Tahirit e Lumezit, kërkon drejtësi për babanë e vet

15 shkurt 2019 | 13:56

Djali i Shaban Sylës, Leotrim Syla, i ka shkruar një letër publike presidentit Hashim Thaçi, ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, nëpërmjet të cilës ka kërkuar drejtësi për babain e tij, i cili është i dënuar në rastin “Bllaca”.

“Unë si djalë i një ushtari po kërkoj veç drejtësi, asgjë më shumë”, ka shkruar Leotrim Syla në letrën e tij.

Letra e plotë e Leotrim Sylës:

Letër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Pse po heshtni. Ne po kërkojmë veç drejtësi për prindin tonë.

Unë një djalë i ri, djali i cili mu ndalen të gjitha dëshirat e mia, tash e 8 vjet mu ndal gëzimi në gjysmë pasi prindi im u dënua pa asnjë lloj argumenti. Prindi im Shaban Syla në kohën më të vështirë në shi e në borë i qëndroi shtetit besnik, mbrojti popullin e vet.

Po o baba jem jam kanë shumë i vogël e s’kam pas fuqi se edhe unë kisha ardhur me ty me të ndihmu në luftë. Po o baba jem ti as barkun bukë nuk e ke ngi për me dal e me luftuar e me na mbrojt. Ti o baba jem me ditë s’na ke pa as sytë .

Mua po më dhëmb shpirti o baba jem se kur ke Kosova shumë keq n’kohën më të vështirë ti ai trimi me pushkë në krah dole në front, e për një ushtar nuk po është n’gjendje shteti me deklaru pafajinë tende e për qita jam shumë krenar se e kam një BABA si luan.

Mua me shkuan 8 vjet nëpër gjykata, nëpër seanca tu prit një ditë se po e thonë të vërtetën për babën tim.
Po s’ka mu nal o baba jem, kurrë s’ka mu nal, deri në frymën e fundit, deri të del e vërteta jote.

Ndoshta pak ndërgjegjja i prek presidentin, Hashim Thaçi, ministrin Abelard Tahiri e kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi, e kanë me i qel sytë e me u merr me rastin “Bllaca”.

Unë si djalë i një ushtari po kërkoj veç drejtësi, asgjë më shumë.

Leotrim Sh. Syla .

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1005261459670024&set=a.182513985278113&type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar në Munih presidentin…