Djali i Thaçit: Do të më merr malli shumë, të pres me padurim në shtëpi
Pasi Hashim Thaçi njoftoi për konfirmimin e aktakuzës ndaj tij dhe dorëheqjen nga posti i presidentin, djali i tij, Endriti ka dalë me një postim dedikuar babait.
Në profilin e tij në “Instagram”, ai ka shkruar se babai i tij ka fituar betejën e lirisë, betejën e republikës dhe do të fitojë edhe betejën me drejtuesinë.
Ai ka shkruar se do ta merr malli shumë për të dhe e pret me padurim në shtëpi.
“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK”, ka shkruar ai.
https://www.instagram.com/p/CHNOuitrrM_/?utm_source=ig_web_copy_link