Djali i Thaçit, Endriti, i ftuar nga Ambasada e ShBA-së për nder të 247-vjetorit të Pavarësisë
06 korrik 2023
| 20:52
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me bashkëpartiakë dhe djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin, kanë marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për nder të 247 vjetorit të Pavarësisë së ShBA-ve, për të uruar ambasadorin Jeffrey Hovenier për këtë festë të madhe për popullin dhe institucionet amerikane.
“Aleanca dhe partneriteti i përhershëm me shtetin tonë më mik, ShBA-të, nuk mund të dëmtohet nga askush. Kjo miqësi është e shenjtë dhe ne mbetemi të përkushtuar ta ruajmë e ta thellojmë më tej”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.