Djali i Thaçit i bashkohet Totajt në fushatë
10 nëntor 2021
| 12:40
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Edriti, i është bashkuar kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në fushatën zgjedhore për balotazh.
Gjatë një aktiviteti elektoral në Korishë të Prizrenit, Totaj ka premtuar që Prizrenin do ta bëj qytet të dinjitetshëm për të gjithë qytetarët.
“Së bashku me Endritin, djalin e presidentit Hashim Thaçi, mbrëmë ishim në një takim të madh me qytetarë në Korishë. Pritje e jashtëzakonshme, entuziasëm dhe vendosmëri e madhe për ta sjellë ndryshimin në Prizren. Faleminderit të gjithëve për këtë mbështetje që po na jepni. Ju premtoj që Prizrenin do ta bëjmë një qytet të dinjitetshëm për të gjithë qytetarët e tij. Vazhdojmë drejt fitores!”, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”.