Djali i Thaçit i kundërpërgjigjet Salih Zybës për punën e shpalljes së pavarësisë

11 shkurt 2022 | 20:02

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, në një intervistë në ATV ka folur për protestat e 2007-s dhe ngjarjet që kishin ndodhur atë kohë.

Zyba ka thënë se protestat e organizuara dhe aktivizimi i atëhershëm kishte përshpejtuar procesin e shpalljes së pavarësisë, derisa ka thënë se deklarata e shpalljes së pavarësisë është lexuar nga personi joadekuat, duke aluduar në Hashim Thaçin.

“Disa prej detaje janë shumë të rëndësishme. Akti, deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovë nuk është bërë nga njeriu më kompetent. Jemi vend parlamentar. Nuk është bërë nga as kryeparlamentari, as nga presidenti.  E kam fjalë nga kush është lexuar nga kush është deklaruar”, ka thënë Zyba në ATV.

Ndaj një deklarate të tillë përmes një videoje, ka reaguar djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti.

Ai në llogarinë e tij në “Instagram” ka publikuar një video nga momenti i shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia “SNS” në pushtet që drejtohet nga presidenti serb Aleksandar…