Djali i Thaçit në krah të Lladrovcit, nderojnë të rënët për liri
10 nëntor 2021
| 11:44
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, kanë nderuar të rënët e kësaj komune për liri.
Me këtë rast, Lladrovci ka thënë se nderimi i të rënëve për liri është i përjetshëm.
“Nderim i përjetshëm sakrificës dhe heroizmit për liri!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
Përpos Endritit, Lladrovci ka qenë i shoqëruar edhe nga dy bashkëpunëtorët më të afërt të Thaçit, Ismail Syla dhe Abelard Tahiri.