Djali i Thaçit për fjalimin e Ramës: Familja Thaçi e falënderon me përkulje kryeministrin e Shqipërisë
Pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dje në Strasburg, ka reaguar djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti.
Rama dje ka mbajtur një fjalim në Këshill të Evropës, rreth pretendimeve të raportit të Dick Martyt për kinse krime lufte dhe ku ka ftuar të njëjtin institucion të përkrah rezolutën e Shqipërisë, për një hetim shtesë lidhur me pretendime të tilla të cilat i ka quajtur një “lajm i tmerrshëm dhe i rrejshëm”.
Endrit Thaçi fjalimin e Ramës e quajti mburrje, krenari dhe lehtësim.
“Mburrje, krenari dhe lehtësim nga çfarë u dëgjua nga Edi Rama në KE. Historia e UÇK-së do të triumfojë përherë”, ka shkruar djali i presidentit Hashim Thaçi në “Instagram”.
Po ashtu, ai ka thënë se familja e tij e falënderon dhe i përkulet Edi Ramës, për gjithçka që po bën.