Djali i Tomë Gashit, kandidat i Vetëvendosjes për deputet
08 shtator 2019
| 16:59
Djali i avokatit Tomë Gashi, Albini i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosjes. Ai tashmë do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Avokati Gashi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se tani e tutje atë do ta njohin si babi i Albinit, i cili sipas tij do të bëhet deputet.
“Nga sot, më shumë do të më njohin si babai i Albin Gashit, i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Me dy Albina Kosova është më e sigurt në fitore dhe do të behet shtet më i jetëueshëm, më i zhvilluar dhe do të ketë më shumë drejtësi e siguri për gjithë. Fitorja e Vetëvendosjes do ta ndaj të kaluarën me të ardhmen”, ka shkruar avokati Gashi.
/Epoka e re/