‘Djali i UÇK’-së reagon ndaj mesazheve përçmuese drejt tij nga Dejona Mihali: Ndyrësirë, kujdes kur flet për mua
16 tetor 2024
| 20:47
Ndaj mesazheve përçmuese të koordinatores për komunitete në Vetëvendosje, ka raguar Patriot Brahimi, emër i përmendur nga vet Dejona Mihali në bisedat me ish-kryeshefin e KEK-ut, zbuluar nga Nacionale.
Brahimi, e ka quajtur ndyrësirë Mihalin, mes tjerash, ndërsa i ka kërkuar të jetë më e kujdesshme.
”Dejona Mihali kur ta përmendësh emrin tim bëhu e kujdesshme sepse emri im nuk është nga ata të cilët duhet me marrë gjithë kush nëpër gojë.
Ashtu kështu të gjithëve po u del fytyra, po m’vjen mirë që edhe ty t’paska ardhë radha me pas gisht në afera. Mirë u pafshim! Ndyrësirë”.