Djali i Ukshin Hotit pas intervistimit të Krasniqit nga Specialja: Shpirti po na dhemb me këtë pamje
09 nëntor 2020
| 14:06
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka dalë sot para Dhomave të Specializuara në Hagë.
E lidhur me këtë, ka reaguar djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andin Hoti përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se po i dhemb shpirti nga pamja në Gjykatën Speciale.
“Babë, uroj mos ta shohësh atë që ne jemi të detyruar të shohim sot!!!! Shpirti po na dhemb me këtë pamje… Baci Jakup, historinë tonë disa herë kanë tentuar ta ndryshojnë, por asnjëherë nuk kanë arritur. Ti je pjesë e historisë sonë të lavdishme, prandaj ne jemi krenar me ty gjithmonë!Zoti qoftë me ty!” ka shkruar Hoti.