Djali i Kadri Veselit feston semimaturën
08 qershor 2018
| 21:54
Djali i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Klestor Veseli, sot feston semimaturën.
Këtë e ka bërë me dije vetë kryeparlamentari Kadri Veseli përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.
“Djali ynë, Klestori, bashkë me moshatarët e tij, feston sot semimaturën. Violeta dhe unë jemi shumë krenarë. Urime dhe fat për gjithë semimaturantët. Secili duhet të punojmë që gjeneratat e reja të shkollohen dhe të jetojnë në një Kosovë sa më të mirë”, ka shkruar Veseli.