Djali në Pejë rrah familjarët, dëmton edhe veturën zyrtare

20 prill 2023 | 11:14

Një person në Pejë dyshohet se i ka rrahur anëtarët e familjes së tij dhe i ka dëmtuar orenditë e shtëpisë.

Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo bëhet e ditur se i dyshuari është larguar dhe gjatë ikjes e ka dëmtuar me një mjet të fortë gomën e veturës zyrtare.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se vëllai i saj, i dyshuari kosovar e ka sulmuar fizikisht atë dhe anëtarët e tjerë të familjes si dhe i ka dëmtuar disa orendi në shtëpi. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes mirëpo i dyshuari është larguar dhe gjatë ikjes e ka dëmtuar me një mjet të fortë gomën e veturës zyrtare. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,…