Djali nga Gjakova e rreh babën dhe ikën nga vendi i ngjarjes
27 mars 2022
| 09:26
Një djalë nga Gjakova e ka rrahur babanë, më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (djali i tij) mashkull kosovar. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.