Djali nga Kamenica sulmon fizikisht nënën
07 prill 2021
| 11:57
Policia në Kamenicë ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, ndërsa policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.