Djali nga Kosova, ministrit italian: Më gjej ushtarin që takova 21 vite më parë

19 qershor 2020 | 00:35

Në vitin 1999 Shpend Lila ishte një djalë i ri nga Kosova. Asokohe ai shkrepi një fotografi pranë një ushtari italian, i cili mori pjesë në misionin e KFOR.

Por ky moment ka mbetur gjatë në mendjen e tij. Pas 21 vitesh, Shpendi i ka kërkuar ministrit italian, Guerini që ta ndihmojë për të gjetur ushtarin. Kaluan pesë ditë dhe ministri e gjeti. Tashmë ka mbetur vetëm që ata të takohen përsëri.

Në 12 qershor pas një postimi në Twitter, struktura e ministrisë u vu në lëvizje, duke gjetur identitetin e ushtarakut që në atë kohë ishte një vullnetar i Ushtrisë që shërbeu në luftën e Kosovës.

Ushtaraku, sot nënoficer, shprehu dëshirën për t’u takuar me djalin që u takua në vitin e vështirë, ’99.

“Nëse Forcat e Armatosura Italiane vlerësohen aq shumë edhe jashtë vendit, është për përgatitjen e njohur, profesionalizmin, përkushtimin me të cilin veprojnë ushtarët tanë në botë, dhe gjithashtu për histori njerëzimi si kjo”, komentoi Ministri Guerini.

“Historia e Shpend Lilës dhe ushtarit Col Moschin dëshmon edhe një herë për vlerësimin (pothuajse universal) të popullsisë vendase për ushtarët italianë të angazhuar në misione ndërkombëtare. Një vlerësim që shtrihet tek aleatët dhe partnerët. Jo pak herë ( e fundit për Carabinieri ), Forcat e Armatosura Italiane modelohen nga vendet e tjera”, shtoi ai më tej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara…