Djali nga Prizreni i bën për spital nënën dhe vëllain e tij

07 janar 2022 | 10:46

Një person nga Prizrenit i ka rrahur nënën dhe vëllain e tij.

Me këtë rast, lëndime trupore kanë pësuar viktimat, por edhe i dyshuari, të cilët janë dërguar në QKUK.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në shtëpi i kishte sulmuar fizikisht dy viktimat  nënën dhe vëllain e tij të dy kosovar. Si pasoj e sulmit lëndime trupore kishin pësuar viktimat dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, por i dyshuari për shkak të lëndimeve më të rënda është dërguar në QKUK. I dyshuari përveç sulmit në shtëpi kishte demoluar orenditë dhe thyer xhama dhe sipas informatave ka probleme psikike”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se me konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka hequr një barrë të madhe. Ditën e sotme…