Djali nga Vushtrria e bën për spital nënën
06 janar 2022
| 09:36
Është arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti e ka rrahur nënën e tij.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se deri tek sulmi ka ardh pas një mosmarrëveshje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Tutje, policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.