Djali polic dyshohet se e plagosi aksidentalisht nënën e tij në Prishtinë
Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është plagosur me armë zjarri sot në rrugën ‘Mukadeze Lika’. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia, ndërsa janë zbuluar detaje të reja.
Siç merr vesh ekskluzivisht Sinjali, i dyshuari për rastin është një zyrtar policor, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri nënën e tij.
Bazuar në informacionet e para, incidenti dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:20, kemi marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.