Djali tetëvjeçar kap peshkaqenin 314 kilogramë
16 tetor 2019
| 12:19
Një tetëvjeçar kapi një peshkaqen tigër 314 kilogramë gjatë një udhëtimi peshkimi me babanë e vet në Australi. Raportohet se ka vendosur një rekord të ri botëror. Jonathan Millauro dhe djali i tij Jayden gjetën peshkaqenin javën e kaluar në det rreth 160 kilometra (100 milje) në jug të Sidneit. Pasi peshkaqeni arriti afër varkës së tyre, Jayden, i cili peshon vetëm 40 kilogramë, arriti ta kapë me spango peshkimi, ndërsa një prej burrave të tjerë mbante parzmoren. Djali mësoi si të peshkonte në moshën tetëmbëdhjetëmuajshe.