Djali i vdekur “luan” “PlayStation” në funeralin e vet
13 korrik 2018
| 10:43
Familja e Renard Matthews, e një djaloshi nga New Orleans i cili vdiq në një shkëmbim zjarri me policinë, ia kanë dhënë lumturën e fundit në një mënyrë të pazakontë.
Në fakt, trupi i të riut ishte i ulur në një karrige dhe i veshur me një T-shirt të Boston Celticsit (me të cilët Matthews ishte tifoz), por gjithashtu djali mbante në duar një levë “PlayStation” për ta dëshmuar pasionin e madh për videolojërat.