Djaloshi me kancer kërkoi vetura sportive në funeral, i shkuan 2 100 të tilla
19 nëntor 2019
| 11:46
Kur një adoleshent amerikan po vdiste nga kanceri, dëshira e tij e fundit ishte që nga shtëpia në varr të përcillej me vetura sportive.
Dëshira e tij u plotësua. Mbi 2 100 vetura super-sportive morën pjesë në funeral. Alec Ingram, një djalosh 14 vjeç nga Missouri, vdiq më 7 nëntor pasi e humbi betejën me kancerin, të cilën e kishte nisur para katër vjetësh.
Ai në vitin 2015 ishte diagnostikuar me osteosarcoma, një formë e rrallë e kancerit të eshtrave.