Djaloshi nga Drenasi që hyri në librin e rekordeve Guinness

18 shtator 2020 | 11:01

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sejdi Hoxha ka postuar një fotografi me djaloshin që ka hyrë në librin e rekordeve. ”Besart Gashi me talentin e tij të rrallë, me duart e tij të arta për 50 ditë pune ka realizuar portretin e heroit Kombëtar Agim Ramadani”, ka shkruar Hoxha.

Postimi i plotë:

Djaloshi nga Drenasi që hyri në librin e rekordeve Guinness

Besart Gashi me talentin e tij të rrallë, me duart e tij të arta për 50 ditë pune ka realizuar portretin e heroit Kombëtar Agim Ramadani.

Ky punim është realizuar me 3 milion e 138 mijë e 305 kapëse metali.

Artist si Besarti kanë ditur që në mënyrë të mrekullueshme të sjellin para nesh kujtesën e luftës sonë të lavdishme. Kosova duhet që talentet si Besarti t’i afroj dhe të ju jap mundësi shprehjeje për temat e kujtesës sonë të përgjithshme.

Sejdi Hoxha

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata dënoi sot me dy vjet burgim ish-kryetarin e Lipjanit,…