Djaloshi nga Kosova ekspozohet në ekranin gjigant të “Times Square” në Nju Jork
Nuk ndodh shpesh që të shohim portretin e një shqiptari të ekspozohet në ekranin më të famshëm në botë, atë të “Times Square”, i cili është i lokalizuar në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zakonisht, brenda këtij ekrani gjigand kemi parë yjet tona të muzikës si; Rita Orën, Bebe Rexhën apo edhe Dua Lipën.
Por, mes protagonistësh që së fundmi zuri vend në këtë ekran është edhe Leon Arifi, bashkë me aktivisten, Fjolla Rraci.
Në imazhin e ekspozuar në “Times Square”, Leoni, shihet i buzëqeshur dhe plot jetë përkrah, aktivistes, Fjolla Rraci, e cila në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët dhe të rriturit të prekur nga sindroma “down” dhe ata me autizëm.
Ndërkaq, lajmin e ka bërë të ditur vetë aktivistja, Rraci, me anë të një postimi në llogarinë e saj të Facebook-ut, ndërsa ka treguar momente kur ajo e kishte mësuar Leonin.