Djathi i “dehur” që kushton 200 euro
18 tetor 2018
| 11:45
Fabrika “La Casearia Carpenedo” në veri të Trevisos në Itali i zhyt rrotat e djathit në verë. Për këtë arsye djathi i saj quhet i dehur.
Ajo bën 15 lloje të ndryshme të djathit të dehur, që mbahet deri në 150 ditë në verëra të ndryshme. Fabrika e djathit filloi prodhimin e djathit të “dehur” në vitin 1976, por origjina e tij daton para Luftës së Parë Botërore.
Një rrotë e tërë e këtij djathi kushton deri në 200 euro.