Dje deputeti nuk mungoi në seancë edhe pse kishte kanillë të infuzionit

20 prill 2023 | 08:35

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka folur rreth mosmbajtjes së seancës së Kuvendit për shkak të mosarritjes së kuorumit.

Rrustemi ka thënë se deputetët e opozitës nuk po votojnë e që, sipas tij, kjo është e pakuptimtë dhe duhet të sanksionohen në mënyrë financiare.

“Për fat të keq nuk kishte kuorum, kjo po vie për disa arsye; e para duhet ditur se Kuvendi duhet parë në tërësinë e tij se i ka 120 deputetë dhe se  votimi I ligjeve nuk ëhstë vetëm përgjegjësi e deputetëve të mazhornacës por edhe të deputetit si të tillë. Pra secili nga ne opozitë e pozitë,  në rast se nuk ke vërejtje apo mospajtime nuk ka asnjë kuptim mospjesëmarrja në votim. Pra s’po thuhet të votohet për por të merret pjesë në votim, për aq kohë sa deputeti është ne seancë dhe paguhet për ketë. Sot s’kishte kuorum për dy deputetë. Ne po flasim për situata kur për një deputet dështon seanca sepse 30 deputetë të tjerë të opozitës s’marrin pjesë në votim, pra nuk votojnë as për as kundër”, ka thënë ai në “Prime Time”.

Deputeti i LV-së ka përmendur dy deputetë që ishin në seancë edhe pse ishin në trajtim mjekësor.

“Unë e kuptoj që deputetët mund të kenë edhe obligime tjera, por s’arsyetohen. Mua më vjen keq që sot kishim dy deputetë të cilët kanë ardhur nga spitali në seancë. Enver Dugolli është i shtrirë në spital në trajtim dhe ka ardh më kanill në seancë edhe një deputete e 6+ ka qenë në seancë edhe pse është me trajtim mjekësorë.”, ka thënë Rrustemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është dita e fundit të muajit të madhërishëm të…