Dje deri në tri, sot pesë orë pritje për të dalë nga Kosova

15 gusht 2023 | 08:20

Mërgimtarët po presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Siç bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Emergjent në përditësimin e orës 06:33, pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare shkojnë deri në pesë orë, ndërkaq për të hyrë në Kosovë nuk ka kolona.

Pritje ka edhe në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, por jo sikurse në Merdar.

Te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 20 deri në 30 minuta, ndërkaq në Muçibabë deri në 15 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nuk raportohet për kolona dhe pritje të gjata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur një nga tre të lënduarit e aksidentit te…