Dje e hoqi masën, sot ia mësynë plazhit të Floridës
18 prill 2020
| 11:28
Qindra njerëz ia kanë mësyrë plazhit në Jacksonville të Floridës në Shtetet e Bashkuara pas hapjes së kësaj hapësire për publikun, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.
Plazhi në këtë qytet u hap të premten pasdite në orën 5 për kohë të caktuar dhe me kufizime, ndonëse Florida e shënoi numrin më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit prej fillimit të përhapjes.
Departamenti i Shëndetësisë në Florida i ka regjistruar 1 421 raste të infektimeve vetëm të premten, që paraqet shifrën më të lartë për periudhën njëditore. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 24 753, ndërsa 726 persona kanë vdekur, shkruan “Daily Mail”, transmeton Express.