Dje FIT-i, sot proteston Njësia Speciale Operative

02 nëntor 2023 | 08:06

Pas shprehjes së pakënaqësisë lidhur me shtesat e pagave dhe rrezikshmërisë në punë nga Njësia Speciale Intervenuese e policisë dhe ajo për Eksploziv dhe Deminim, sot do të protestojë edhe Njësia Speciale Operative.

Klan Kosova mëson se protesta e tyre do të bëhet brenda zyrave për dallim nga dy njësitë e tjera elitare që protestën e bënë para objektit të qeverisë.
Pjesëtarët e këtij njësiti gjatë ditës së sotme nuk do të dalin nga aty.

Gjatë së mërkurës pjesëtarët e njësive elitare të policisë kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre.

Ata thanë se nuk do të zbrapsen nga ato.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se mbështetja për policinë nuk ka munguar.

Sipas tij, të ardhurat e njësive speciale kanë shkuar deri në 2 200 euro.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pajisjet e tyre kapin shumën e 10 mijë eurove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fushë në rajonin e Drenicës tashmë i kujton ferrin…