Dje kërkoi ndihmë për shkak të helmimit, policia e trajton të dyshimtë vdekjen e një deçanasi

13 korrik 2021 | 08:26

Mbrëmë një person nga fshati Prilep i Deçanit ka ndërruar jetë.

Klankosova.tv nga burime të veta merr vesh se i njëjti ishe duke u trajtuar gjatë ditës së djeshme për helmim që po dyshohet të jetë shkaktuar nga uji në Deçan.

Vdekja është konsideruar si e dyshimtë dhe trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Policia është informuar se në fshatin Prilep-Deçan një person e ka gjendjen e rëndë shëndetësore, pasi ka shkuar në atë lokacion personi i sëmurë me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe rreth orës 21:00, nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e tij”.

“Me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Rugova.

Ndërsa drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, për Klan Kosova deklaroi se vdekja nuk ka të bëjë me helmimin por me sulm në zemër teksa shtoi se nuk e di nëse viktima ka marrë tretman mjekësor tek qendra mjekësore që udhëheq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i nxehtë,…