Dje në Ditën e Gruas, tri raste të dhunës në familje

09 mars 2025 | 09:26

8 Marsit njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas, një ditë që shënon përpjekjet e grave për të qenë të barabarta në shoqëri.

Në shumë të vende të botës kjo ditë shënohet edhe përmes protestave të ndryshme, e një gjë e tillë u bë edhe në Prishtinë.

Nën moton “Marshojmë për njana tjetrën” veprimtaret shfaqën shqetësimin e tyre me shkallën e lartë të dhunës ndaj grave në Kosovë dhe me pabarazitë me të cilat përballen ato.

Por, edhe në këtë ditë të rëndësishme për gratë në vend u raportuan disa raste të dhunës në familje, ku viktima janë gratë.

Rastet e dhunës u raportuan në Pejë dhe Gjakovë dhe për u arrestuan tre meshkuj.

Madje në rastin në Pejë, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe kishte tentuar ta godas me thikë.

Këto janë rastet e raportuara:

DHUNË NË FAMILJE

Pejë / 08.03.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke tentuar ta godas me një mjet të mprehtë-thikë. Pas intervistimit të të dyshuarit dhe viktimës, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 08.03.2025 – 13:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shqiptare shtetase e huaj. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 08.03.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës (gruas së tij) shtetase e huaj. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muzetë dhe memorialet kushtuar luftës së UÇK-së, në Komunën e…