Dje në Kinë vdiqën 9 persona dhe u infektuan 39

23 mars 2020 | 08:50

Kina konfirmoi dje vonë nëntë vdekje të tjera dhe 39 raste të tjera me koronavirus, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit (NHC). Por, asnjëri prej rasteve të fundit nuk ishte në Hubei, dikur qendra e shpërthimit të koronavirusit në Kinë. Kjo është dita e pestë me radhë që nuk ka pasur raste të reja. Të gjitha infeksionet e reja të konfirmuara importohen, duke sjell numrin e përgjithshëm të rasteve të importuara në 353, raporton CNN-i. Numri i të vdekurve në Hubei është 3 153, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është 3 270. Në total, ka pasur 81 093 raste të konfirmuara me koronavirus. Raportohet se 72 703 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat e distancimit social funksionojnë, por kjo nuk duhet të…