Dje qytetarët erdhën nga Zvicra dhe Turqia, sot vijnë nga Çekia dhe Polonia

22 prill 2020 | 08:49

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit i qeverisë në detyrë, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se në Kosovë dje janë kthyer 76 qytetarë nga Zvicra dhe 120 të tjera nga Turqia, kurse sot do të kthehen edhe 12 shtetas nga Çekia dhe Polonia.

“Dje kthyem 76 qytetarë nga Zvicra. Në këto orë sapo i kthyem edhe 120 të tjerë nga Turqia. Nesër i kthejmë edhe 12 shtetas nga Çekia e Polonia”, njofton Abdixhiku.

Ministri njoftoi se këta persona kanë qenë në trajtim shërues jashtë vendit. “Shumica e të kthyerve sonte ishin në trajtim shërues jashtë vendit. Gjendja e tyre shëndetësore ishte alarm për gjithkënd, ndërsa kthimi është lehtësim i madh për të gjithë ne. Mirë se vini në shtëpi!”, shkruan Abdixhiku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pacientët e parë që morën plazmën nga pacientët e shëruar…