Dje Syla ishte në nderim të Ukshin Hotit, sot ndërroi jetë
17 maj 2020
| 20:46
Djali i Ukshin Hotit, Andini, përmes një postimi në llogarinë e vet në ‘Facebook’ i ka shprehur ngushëllime familjes së Osman Zhitisë me rastin e vdekjes së djalit të tyre, Syl Zhitia.
I ndjeri Zhitia dje nën shoqerim me ish-ambasadorin e veprimtarin, Sabri Kiçmari kanë vizituar Shtëpinë Muze “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe.
Postimi i plotë i Andin Hotit:
Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, dje mori rrugën për në Krushe, për t’vizituar shtëpinë muze “Ukshin Hoti”, në 21 vjetorin e zhdukjes së babit. Ndërsa sot ndërroj jetë.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës Syl Zhitia, familje Heronjësh!