Dje u ther me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti”, sot policia flet për rastin
Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili ka therur me thikë një tjetër në sheshih “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Jahiri” në Prishtinë, mesditën e së mërkurës.
Policia ka bërë të ditur se viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Trajtim mjekësor ka pranuar edhe i dyshuari, i cili më pas është dërguar në mbajtje.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, ndërkaq rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
“Rr. Bajram Jahiri, Prishtinë 29.12.2021 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktimës është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.