Dje Vuhani doli nga izolimi, sot raportoi të vdekur e të infektuar

09 prill 2020 | 08:58

Pas gati tre muaj izolim, Vuhani, epiqendra e koronavirusit, u hap të mërkurën. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë në Kinë, janë shënuar dy vdekje të reja në Vuhan të provincës Hubei.

Gjithashtu, autoritetet bëjnë me dije se u regjistruan 63 raste të reja, 61 prej të cilave janë të importuara. Mësohet se janë raportuar edhe 56 raste të reja asimptomatike.

Deri tani numri i rasteve të konfirmuara me COVID 19 në Kinë është 81 mijë e 865.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka kujtuar sot epopenë e Koshares…