Djeg fustanin e nusërisë për ta festuar divorcin
14 qershor 2019
| 11:15
Një grua i ka vënë flakën fustanit të martesës për ta festuar divorcin me bashkëshortin. Pas një martese tetëvjeçare dhe një divorci të zgjatur, Alexandria Taschwer shprehet se më në fund ndihet e lirë.
27-vjeçarja dëshironte të tregonte se përfundimi i martesës nuk nënkuptonte fundin e saj. Ndaj Alexandria festoi lirinë në mënyrën më të mirë që dinte, duke djegur fustanin.