Djegia e hamulloreve, degradim i tokës bujqësore
Djegia e kashtës është e dëmshme për tokën bujqësore, ndërsa parandalimi i kësaj dukurie është më se i nevojshëm. Ekspertët e bujqësisë thonë se çdo ngastër që ndizet, humb materiet ushqyese.
Valon Vehapi, fermer me traditë, i cili mbjell çdo vit rreth 150 hektar tokë me kultura bujqësore thotë se djegia e hamulloreve do të thotë edhe djegie e tokës e cila sjell dëme të shumëfishtë.
Sipas tij, kjo dukuri po ndodh nga persona të pandërgjegjshëm të cilët pa vetëdije po i djegin hamulloret e të cilët nuk janë fermerë.
Profesori universitar, Imer Rusinovci, u bënë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në këto temperatura kur rreziku është permanent për shkaktim të zjarrit në arat me kashtë.
Sipas burimeve të RTK-së, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë dhe ministrive te tjera të linjës janë duke shikuar mundësinë për mosmbështetjen e fermerëve me pagesa direkte për vitet në vijim për fermerët të cilët konstatohet që i kanë djegur hamulloret në arat e tyre.