Djegia e veturave në veri, Abbott: Akte të tilla rrezikojnë stabilitetin
31 mars 2023
| 15:47
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka dënuar aktin e djegies së veturave me targa RKS në veri të vendit.
Ai ka thënë se aktet e tilla paraqesin rrezik për stabilitetin në vend dhe se ato duhet dënuar nga politikanët.
“Djegia e veturave pas riregjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme. Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë. Hetimet e shpejta për këtë kriminalitet janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet”, ka thënë ai.