Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

26 janar 2025 | 16:37

Një veturë me targa serbe është djegur mbrëmë rreth orës 20:35 në Ranillug. Ajo i përket anëtares së Komisionit Komunal Zgjedhor Aleksandra Popoviq.

Prokurori kujdestar Agron Uka i ka thënë TV Dukagjinit se dyshohet që dy shishe me koktej molotovi janë përdorur për të djegur veturën.

“Dyshohet se motivet e rastit kanë të bëjnë me mospajtime dhe përplasje mes partive politike serbe, të cilat garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka thënë Uka.

Ai ka bërë të ditur se Popoviq, që është anëtare e Listës Serbe, ka pranuar një mesazh kërcënues në telefon një ditë para se të ndodhte rasti.

Mëngjesin e së shtunës, në Kllokot është djegur edhe një poster i një kandidateje për deputete nga Partia e Pavarur Liberale që udhëhiqet nga Slobodan Petroviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës (AAK), Lahi…