Djegia e veturës së Miletiqit, reagon Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, e cila kishte targa RKS.
Osmani ka thënë se ky veprim është kriminal dhe ka për qëllim të përhapë frikë te serbët vendas.
“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është vepër kriminale që ka për qëllim të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës. Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar presidentja në platformën “X”.
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, para disa muajsh kishte raportuar në polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.