DJEMT E NANËS STANË, ME NJËRIN PREJ TYRE NJIHESHA, ME FATMIRIN
I nderum dhe shum i respektum bashkeluftetar Ismet Sylejmani.
Jam duke i përcjell shkrimet e tua.
Të gjitha kanë kuptim, por kjo për Nanë Stanen ishte pak ma i veqantë.
Me dat 20 janar 1999, kisha marrë detyren për t’i takuar disa shokë në Zonën Operative të Nerodimes.
Isha duke udhtuar nga Majaci fshat i Llapit për në Prapashticë.
Nga Prapashtica për në Zllash, ku arrita me datë 21.09.1999.
Aty e kalova natën.
U ngrita heret më 22.09.1999 e mora rrugën për në Slivovë, kalova rrugën Gjilan-Prishtinë dhe duhej të shkoja në fshatin Brus.
Ajo ditë ishte e ftohtë, me temperaturë diku minus 20 C.
Pasi që isha në dijeni se janë edhe tre ushtar të UÇK-së djemtë e Nanës Stanë, me njënin prej tyre edhe njihesha, me Fatmirin.
Posa u afrova afër hyrjes në oborr pashë Nanën Stanë.
Më pranoi në shtëpinë e saj dhe isha po thuaj se i mërdhirë, ndoshta edhe mbi shkallën e dytë.
Morri ca fleta lakre turshi dhe mi vendosi në kokë, në fytyrë, në duar dhe këmbë, kështu që unë fillova me marrë veten.
Aty kalova natën dhe vazhdova për Zonë Operative të Nerodimes, ku kisha me u taku me disa shokë.
Prandaj kjo Nanë jo që ishte mikpritëse, bujare, burrneshë, por ishte edhe mjeke popullore. Pra i nderum të përgëzoj për shkrimet dhe vetëm vazhdo.
Nderim Nanës Stanë dhe djemëve të saj, shokëve tanë të luftës!
Me respekt,
Imer Thaqi – LEKA