Djemtë e Agim Bahtirit dhurojnë 25 mijë kg miell për familjet skamnore në Mitrovicë

29 prill 2020 | 15:48

Komuna e Mitrovicës, e cila drejtohet nga Agim Bahtiri, ka bërë me dije se djemtë e Bahtirit kanë dhuruar 25 mijë kilogramë miell për familjet skamnore, në kohën kur kjo komunë dhe e gjitha Kosova janë duke u ballafaquar me pandeminë Covid-19.

Përpos djemve të Bahtirit, ndihma kanë dhuruar edhe shumë biznese vendore dhe fonacione.

“Dhe vlen të përmendet se donacione të tilla kanë dhuruar: ‘Elkos Group’ 600 pako, ‘QTA’-ja 93 pako, Fondacioni ‘Firdeus’ 10 mijë kg miell, Fondacioni ‘Freskia’ 40 pako, Shoqata Bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ 130 pako, Fondacioni ‘Labinot Tahiri’ 200 pako, biznesmenët Agron dhe Afrim Zeneli, 500 pako, Organizata ‘Qatar Charity’, 100 pako, Kompania ‘Baruti Group’, 100 pako, ‘Auto Pjesë Besniku’, 150 pako, ‘Lirigzoni’ Sh.p.k, 600 pako, dhe djemtë e kryetarit Bahtiri, 25 mijë kg miell. Andaj kryetari Bahtiri falënderon përzemërsisht të gjithë donatorët të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ti ndihmuar familjet që kanë nevojë dhe janë me asistencë sociale, dhe ka vlerësuar se përkrahja që po i bëhet qytetarëve është shumë e mirëseardhur për të tejkaluar gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19”, është thënë në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Kjo komunë ka bërë me dije se rreth 6 mijë familje skamnore në Mitrovicë janë ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike gjatë periudhës së pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmat e shfaqur online do të mund të garojnë në…