“Djemtë e bukur janë helmues” Aktorja e famshme nuk mban më, do të zbulojë ‘sekretet e burrave’

09 gusht 2023 | 12:39

Aktorja e famshme, Megan Fox, ka shkruar një libër me poezi, në të cilin synon të zbulojë sekretet e meshkujve.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, Fox ka treguar se është “lodhur duke mbajtur sekrete të të tjerëve”. Për këtë arsye ka vendosur që t’i ekspozojë të gjitha në librin e saj.

Megan ka postuar një foto, me kopertinën e një libri, ku ka gojën e një gruaje të vizatuar, duke kafshuar një gjarpër. Libri i saj quhet: “Djemtë e bukur janë helmues”.

“Këto poezi janë shkruar në një përpjekje për të hequr sëmundjen që kishte zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime. Kam kaluar gjithë jetën time duke mbajtur sekretet e njerëzve. Trupi që dhemb nga pesha e mëkateve të tyre”, ka shkruar aktorja duke shpjeguar qëllimin e librit të saj.

Sipas Fox, liria e saj vazhdon në faqet e librit dhe shpreson që |fjalët e saj mund të frymëzojnë të tjerët, që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre, duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur në errësirë, por që nuk është harruar” .
“Djemtë e bukur janë helmues”/ Aktorja e famshme nuk mban

Shtëpia botuese “Simon & Schuster” ka marrë përsipër daljen në treg të librit të saj. Në një deklaratë ata thanë se në këtë përmbledhje me poezi, Megan para së gjithash do të nxjerrë në pah “sensin e saj të humorit”.

Ndërkohë libri i saj pritet të dalë më 7 nëntor. Edhe pse nuk dihet nëse me të vërtetë dëshiron të zbulojë sekretet e ish-partnerëve të saj apo ky është vetëm një “mashtrim marketingu”, bie në sy se libri i saj vjen pak kohë pas ndarjes nga Machine Gun Kelly.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Ferizaj ka marrë vendim, me të cilin…