Djemtë e dëshmorit të UÇK-së, histori suksesi në Austri
Vëllezërit Nuri dhe Adri Bugari janë shembull i mirë i integrimit, përkushtimit dhe angazhimit personal për arritjen e suksesit në jetë.
Mediat më prestigjioze austriake në vazhdimësi shkruajnë për sukseset e tyre në biznes, por edhe për zemërgjerësinë dhe angazhimin e tyre në shumë aksione humanitare.
Të dy vëllezërit kanë dy garazhe të automjeteve në Ansfelden, pak kilometra larg e qytetit Linz. Meqenëse edhe vetë ata para 25 vjetësh erdhën në Austri si refugjatë, gjatë fluksit të ukrainasve në Austri, vëllezërit Bugari kishin vendosur që gjithë reparaturën e automjeteve të refugjatëve ta bëjnë falas.
Madje, një familjes ukrainase pasi që vetura e tyre ishte e pariparueshme, ata i kishin blerë një veturë tjetër për shtatë persona dhe ua kishin dhuruar që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre, shkruan Albinfo.
“E kemi amanet prej babës, mysafiri i largët nuk bën të kthehet pa i shtruar bukë“, kanë thënë ndër tjera vëllezërit Bugari.