Djemtë e Trumpit kritikojnë republikanët : S`do t’ju harrojmë që u treguat dele

06 nëntor 2020 | 11:48

Zgjedhjet në ShBA kanë qenë kryefjala dhe tema kryesore në të gjithë botën.

Deri tani Trump është duke u përballur me një rezultat tepër zhgënjyes, pasi Biden është duke rrëmbyer shumicën e shteteve më të rëndësishme.

Të pakënaqur me këtë rezultat,  dy djemtë e presidentit këtë humbje po ja faturojnë elektoratit republikan.

Don Jr dhe Eric i kanë cilësuar republikanët si të dobët dhe dele.

Djali i madh i Presidentit, Don Jor ka shkruar se “Republikanët kanë qenë dobët për dekada, gjë që ka lejuar të majtët të bëjnë këto gjëra.”

Kurse, Eric Trump është treguar edhe më i ashpër duke shkruar: “Ku janë republikanët! A keni një shtyllë kurrizore. Luftoni kundër këtij mashtrimi. Votuesit tanë nuk do t’ju harrojnë kurrë që u treguat dele”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valentino Rossi fiton betejën më të rëndësishme deri tani në…